22/06/2024

Rënia e euros prek eksportet, 17.3% më pak në qershor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rënia e euros dhe çmimet më lira të produkteve në bursat ndërkombëtare, nuk kanë ndikuar vetëm tek qytetarët, bizneset dhe turizmi, por dhe tek eksportet.

Sipas INSTAT, për muajin e katërt radhazi eksportet në vendin tonë kanë rënë dyfish dhe një nga shkaqet kryesore dyshohet se është bërë dhe zhvlerësimi i euros.

Nga të dhënat në qershor të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u ulur me 17,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4%, në krahasim me majin e vitit 2023.

Materialet e ndërtimit dhe metalet, mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike, produktet kimike dhe plastike ishin ato që janë eksportuar më pak. Ndërkohë janë eksportuar më shumë ushqime, pije dhe duhan.

Në muajin qershor vendet me të cilat Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia, Greqia, dhe Spanja. Ndërsa, vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe janë: Zvicra, Kina dhe Ukraina.

Gjithashtu sipas INSTAT rënie ka pasur dhe tek importet, ku në gjashtëmujorin e parë importet janë ulur me 1,6 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Nuk dihet si do vijojnë në muajt e ardhshëm eksportet dhe importet, por vlen të theksojmë se ditën e sotme 1 euro këmbehet me 102.36 lekë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...