14/04/2024

Reshje shiu dhe bore përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjatë natës i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka pasur reshje bore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se grupet e punës janë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.
Reshjet janë shoqëruar edhe me temperatura të ulëta.

Sipas ARRSH-së, Në akset rrugore Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese, informon ARRSH, kanë vijuar punën pa ndërprerje.

“Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, bën të ditur ARRSH. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...