Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të ndalojë luftën në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që njeh linjat e luftës aktuale.
Kështu kanë deklaruar katër burime rusë për Reuters, duke thënë se ai është i gatshëm të vazhdojë luftën nëse Kijevi dhe Perëndimi nuk reagojnë.
“Putini mund të luftojë për aq sa të nevojitet, por Putini është po ashtu i gatshëm për armëpushim, që të ngrijë luftën”, ka thënë njëri nga katër burimet, i cili është një zyrtar që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në një përgjigje ka thënë se shefi i Kremlinit e ka përsëritur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, duke shtuar se shteti rus nuk dëshiron “luftë të përjetshme”.