17/07/2024

Rrezik epidemie në Petovë të Fierit, ngordhin rreth 5 ton peshk nga i nxehti që ul nivelin e rezervuarëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Temperaturat e larta të ditëve të fundit po japin efekte të pandodhura më parë në rezervuarët e peshkut në Bashkinë e Fierit.

Mbi 5 ton peshk i ngordhur përllogaritet të ketë dalë në brigjet e rezervuarit të Petovës. Përveç pamjes, era që mbizotëron në zonë është mjaft e rëndë. Banorët e zonës nuk preferojnë të dalin në kamera për situatën, pasi rezervuari është marrë për 99 vjet për shfrytëzim nga një bashkëfshatar i zonës.

Ndërsa autoritetet lokale, edhe pse e vlerësojnë të rëndë, nuk kanë mundësi të ndërhyjnë në këtë situatë, pasi kontrata për shfrytëzimin e rezervuarit lidhet nga Ministria e Bujqësisë dhe detyrimet janë të personit që ka marrë në shfrytëzim rezervuarin.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në rezervuarë të tjerë në zonën e Myzeqesë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë do të minimizonte mundësinë e përhapjes së epidemive, pasi peshqit e ngordhur konsumohen edhe nga kafshët e ndryshme në zonë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...