27/07/2024

Rusia kryen sulme ajrore në Ukrainë, raportohet një i vdekur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Që nga mbrëmja e kaluar, Ukraina po përjeton një sulm intensiv me raketa dhe dronë të kryer nga rusët.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se mbrojtja kundërajrore në Kiev po funksionon dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.

“Banorët e rajonit të Kievit! Ka pasur një sulm me raketa! Forcat e mbrojtjes kundërajrore po operojnë në zonë. Ju ftojmë të mos filmoni ose postoni punën e mbrojtësve tanë në internet!”, tha administrata ushtarake e Oblastit të Kievit.

Transmetuesi publik shtetëror Suspilna raportoi se ushtimat e shpërthimit u dëgjuan në Zaporozhzhia ndërsa shpërthimi i dytë u dëgjua në Dnipro. Është raportuar se po digjet një nga qendrat tregtare dhe argëtuese në Dnipro.

Raportimet flasin gjithashtu për sulme me dronë rusë në qytetin port të Odessa. Administrata Ushtarake Rajonale e Kharkiv tha se Rusia “ka kryer rreth 10 sulme në qytet”. Gjithashtu raportohet se një person u vra, tetë u plagosën në Kharkiv

Ndryshe, Kharkivi është rreth 40 kilometra nga kufiri me Rusinë, ndërsa Lviv ndodhet në perëndim të Ukrainës, rreth 70 kilometra nga kufiri polak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...