21/04/2024

Sipas Hamasit ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të thotë edhe lirimin e pengjeve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar më shumë se 100 pengje që Izraeli thotë se janë ende në Gaza, ka thënë një zyrtar i Hamasit.

Lufta Izrael-Hamas ka dëbuar tashmë rreth 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre, duke rrafshuar pjesën veriore të territorit dhe ka rritur frikën se një fat i ngjashëm po e pret jugun ndërsa po zgjerohet ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.

Por, një zyrtar i Hamasit tha dje se një “ndërprerje e pjesshme ose e përkohshme e agresionit” nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet e mbetura.

Më shumë se 20 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve të vdekur.

Rreth 1200 izraelitë u vranë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ndërsa rreth 240 njerëz janë marrë peng.

Ndryshe, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar sot se ka zgjeruar operacionet e tyre edhe në jug të Rripit të Gazës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...