19/03/2025

Sali Berisha në arrest shtëpiak, dorëzohet kërkesa në Gjykatën e Posaçme

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar këtë të premte kërkesën në Gjykatën e Posaçme GJKKO për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Kjo lëvizje vjen pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi që votoi ditën e djeshme (21 janar) me 75 vota pro.

Mësohet se seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...