28/05/2024

Seuli dhe Tokio njoftojnë se Koreja e Veriut lëshoi raketë balistike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​një raketë balistike drejt Detit të Japonisë (Detit Lindor), transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka shkrepur një raketë balistike drejt Detit të Japonisë. Roja Bregdetare e Japonisë konfirmoi se Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike në orën 15:04 me orën lokale.

Sipas deklaratës së Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, raketa ra jashtë zonës ekskluzive ekonomike kombëtare japoneze. Në ndërtesën e Kryeministrisë u formua një ekip emergjence për të përcaktuar dëmtimet e mundshme në zonën ku ra raketa.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se ka dhënë udhëzim që të merret çdo masë “kundër situatave të papritura” në rajon. Ka tërhequr vëmendjen se testi përkoi me vizitën e komandantit të Forcave Hapësinore të SHBA-së, gjeneral Stephen Whiting në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Televizioni shtetëror japonez NHK tha se që nga fillimi i vitit e deri më tani Koreja e Veriut ka testuar raketa të llojeve dhe rrezeve të ndryshme për të dhjetën herë. Qeveria e Phenianit javën e kaluar testoi në Detin e Verdhë raketën e lundrimit “Hwasal-1Ra-3” për të cilën përdoret “kokë luftarake super e madhe” dhe një lloj të ri rakete kundërajrore të emërtuar “Pyoltsi-1-2”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...