Të nderuar vëllezër dhe motra!
Falënderimi i takon Allahut, selamet për të dërguarin e Tij.
Gjatë këtyre ditëve u lirua nga burgu i Hagës Hysni Gucati, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).
Kur u patë arrestuar ai së bashku me zëvendësin e tij Nasim Hajredinaj u patëm mërzit, e tani u gëzuam që ky burrë na u lirua, e inshAllahu edhe Nasimi na lirohet sa më shpejt. Sot ditë xhumaje, isha për vizitë në shtëpinë e tij në fshatin Morinë të komunës së Skenderajit për ta vizituar. Kaluam çaste të mira vëllazërore e miqësore.
Pasi falënderova Allahun për lirimin e tij dhe i urova atij dhe familjes këtë gëzim të madh, ia dhurova edhe disa nga librat e mi dhe mes tjerash i thash se:
Kjo ishte edhe një sprovë shtesë për të dhe se burrat e mëdhenj sprovohen me sprova që janë të rangut të tyre, inshAllahu për ty vëlla Hysni është sprova e fundit, qofsh faqebardhë vëlla i dashur, Zoti të ruajt ty dhe familjen tënde, ishe burrë e trim në luftë, ishe dhe vazhdon të jesh i tillë edhe në paqë. Allahu ju ndihmoftë të drejtëve, na ruajt nga çdo sherr dhe e ligë, Amin!, ka shkruar Dr. Shefqet Krasniqi në facebook/rti