14/04/2024

Shitjet e armëve amerikane arritën një rekord në vitin 2023 – këto janë vendet që ‘rimbushën rezervat dhe u përgatiten për konflikte të mëdha’

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shitjet e armëve amerikane jashtë shtetit u rritën ndjeshëm vitin e kaluar, duke arritur një total rekord prej 238 miliardë dollarësh – ndërsa vendet kërkuan të rimbushnin rezervat, pas dërgesave në Ukrainë dhe të përgatiteshin për konflikte të mëdha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qeveria amerikane negocioi drejtpërdrejt 81 miliardë dollarë në shitje, një rritje prej 56% nga viti 2022, raportoi Departamenti i Shtetit.

Pjesa tjetër thuhet se ishin shitje të drejtpërdrejta nga kompanitë e mbrojtjes amerikane për vendet e huaja.

Fqinja e Ukrainës, Polonia, aktualisht në një përpjekje për të zgjeruar ushtrinë e saj, bëri disa nga blerjet më të mëdha.

Polonia bleu helikopterë Apache për 12 miliardë dollarë dhe gjithashtu pagoi 10 miliardë dollarë për sistemet raketore Himars dhe 3,75 miliardë dollarë për tanket M1A1 Abrams, tha departamenti në një raport për vitin fiskal të qeverisë amerikane që përfundoi në tetor.

Ajo gjithashtu shpenzoi 4 miliardë dollarë për sistemet e integruara të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Kryeministri Donald Tusk është zotuar të vazhdojë programin e modernizimit ushtarak të qeverisë së mëparshme konservatore, që synonte ta bënte Poloninë “forcën tokësore më të fuqishme në Evropë”.

Gjermania, ndërkohë, shpenzoi 8.5 miliardë dollarë të shpenzuara për helikopterët Chinook.

Bullgaria pagoi 1.5 miliard dollarë për automjetet e blinduara Stryker dhe Norvegjia bleu helikopterë me vlerë 1 miliard dollarë – ndërsa Republika Çeke bleu 5.6 miliardë dollarë aeroplanë F-35 dhe municione.

Shitjet u rritën gjithashtu nga vendet që largoheshin nga Rusia, e cila ka qenë shitësi i dytë më i madh i armëve pas SHBA për dekada, sipas kreut të zyrës së transfertave të armëve të departamentit, shkruan më tej BBC.

Ndryshe, administrata e presidentit Joe Biden ka argumentuar se mbështetja amerikane për Ukrainën rrit ekonominë e brendshme përmes shitjes së armëve.

Megjithatë, ligjvënësit amerikanë duken gjithnjë e më të gatshëm për t’i dhënë fund mbështetjes së drejtpërdrejtë për Ukrainën, me shumë republikanë që kërkojnë që ndihma të lidhet me një rishikim të politikës amerikane të imigracionit.

Ndërkohë, vë në pah shkrimi, jashtë Evropës, raporti i armëve tregoi se Koreja e Jugut pagoi 5 miliardë dollarë për aeroplanët F-35 dhe Australia shpenzoi 6.3 miliardë dollarë për aeroplanët C130J-30 Super Hercules.

Japonia arriti një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh për një aeroplan vëzhgimi E-2D Hawkeye. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...