26/10/2024

Shqipëria ndalon importin e mishit të derrit nga Maqedonia

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka ndaluar importin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve tjera të derrit, që vijnë nga Maqedonia e Veriut.

Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të rasteve të infektimit të derrave në pjesë të Maqedonisë me sëmundjen “murtaja afrikane”.

Vendimi, siç thonë nga MBZHR (Ministria e Bujqesisdhe Zhvillimit Rural) do të rrijë në fuqi derisa të bëhen analizat e nevojshme dhe në rast se vërtetohet se produktet që importohen nuk janë të infektuara, atëherë do të lejohet hyrja në tregun shqiptar.

Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.\Telegrafi\

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...