Fluksi i turistëve në Shqipëri ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Është Euronews-i francez ai që i kushton një material të hollësishëm, këtij trendi që ka ardhur në rritje, që për Shqipërinë e ka cilësuar një bum turistik.
Sipas medias së njohur 2023-shi është viti i cili Shqipëria shpreson ta kalojë pragun e 10 milionë vizitorëve.
Kjo kërkesë e shtuar e turistëve që huaj, që zgjodhën Shqipërinë për pushimet është vënë re veçanërisht që nga fillimi i pranverës.
Si në artikujt e çdo media të njohur ndërkombëtare edhe kësaj here është evidentuar bukuria e peizazheve natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme!
Sipas operatorëve turistikë, kostoja mesatare e një nate në një hotel me ushqim të plotë varion nga 30 deri në 300 Euro. Turistët vlerësojnë mundësinë për të përballuar një qëndrim të përballueshëm në Mesdhe, ndërsa shijojnë plazhe relativisht të qeta.
Që nga Janari deri në Maj në Shqipëri kanë hyrë 2.4 milion turistë, rreth 700 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.