13/09/2024

Shtohen infektimet me Covid-19 në Shqipëri, 30 përqind e rasteve dalin pozitivë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këtë fillimviti, edhe në Shqipëri janë rikthyer rastet e infektimeve me Covid-19, ashtu siç po ndodh në shtetet fqinje të Europës, si Itali dhe Greqi.

Drejtues të laboratorëve mjekësorë pohojnë se janë shtuar rastet e të prekurve të konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes së tamponit.

Rastet pozitive të konfirmuara pas kryerjes së tamponit sipas administratorit të rrjetit të laboratorëve më të madh në vend, “Intermedica”, Vasil Llajo arrijnë deri 30%. Llajo pohoi se ka rikthim të rasteve me Covid-19 dhe numri i të prekurve është i njëjtë me infektimet e periudhës qershor-korrik 2022.

Në këtë periudhë, mjekët e familjes pohuan se nga 3 persona që kryenin testimin e tampon 1 prej tyre rezultonte i infektuar. Sipas tyre, në muajt qershor-korrik 2022, rritja e rasteve erdhi si rezultat i moszbatimit të masave që nga grumbullimi i individëve në plazhe, restorante dhe bare, si dhe mospërdorimi i maskës në ambientet e mbyllura.

Javët e fundit përhapje të infeksioneve të Covid-19 konfirmohen edhe në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, ku shumë qytetarë në vendet publike, si autobusë apo metro kanë nisur mbajtjen e maskës pas fushatave ndërgjegjësuese të nisura nga institucionet publike.

Rikthim të rasteve janë shënuar edhe në Greqi, ku sipas mediave vendase të cilat i referohen Raportit Javor të Mbikëqyrjes Epidemiologjike të Infeksioneve Respiratore të EODY ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit, nga data 25 dhjetor deri më 31 dhjetor 2023. Numri i të shtruarve është rritur me 44%, ndërsa është rritur edhe numri i pacientëve të intubuar, duke arritur tashmë në 70. Gjithashtu, 57 persona kanë vdekur nga komplikimet e Covid-19. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...