18/10/2024

“S’i çohet ushtria fqinjit në kufi”, “Afër kufirit Kosovë – Serbi ka grupe që po trajnohen”, alarmojnë kryediplomatët!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai është pritur në një takim nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla. Pas takimit, ata dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Numri një i diplomacisë shqiptare, theksoi se Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm, që është Shqipëria.

“Në çdo rast, në mirë në të keq, Shqipëria do të jetë pranë Prishtinës dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës.

I kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në kufirin e Kosovës. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve, që jetojnë në shekullin 21, nuk i çohet ushtria fqinjit në kufi”, është shprehur ai.

Ndërsa, Gërvalla theksoi se masat e vëna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe presin që të ketë ndonjë vlerësim konkret për to nga BE-ja.

“Raporti për 24 shtatorin është i qartë për gjithkënd dhe ka ardhur koha që BE-ja ta thotë fjalën e vet për atë që ka ndodhur në Banjskë dhe të mos lejohet që të përsëritet. E kemi ndarë edhe me partnerët tanë që jo larg kufirit me Kosovën janë duke u trajnuar grupe të tjera dhe kjo duhet të marrë fund” – tha ajo. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...