18/09/2024

Siguroi kushte për vrasjen e Nuredin Dumanit, ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri shtetasi Arben Lamçja, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK se do siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të Franc Çopjas.

Lamçja u arrestua pak kohë më parë në Kosovë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e arrestit në burg për disa vepra te renda penale, nga ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje, organizatë kriminale, pastrim parash dhe kryerja e veprave në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, A. L., 50 vjeç. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. L. ka siguruar kushte/mjete, me qëllim vrasjen e shtetasit N. M., për llogari të shtetasit F. G. alias F. C.. Gjithashtu, dyshohet se për llogari të të njëjtit shtetas, 50-vjeçari ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale”, bëri me dije policia përmes një njoftimi zyrtar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...