27/07/2024

S’ka më Serbi në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Projekt-statuti për Asociacioni i cili u soll në Kosovë dhe Serbi muajin e kaluar nga e ashtuquajtura “Pesëshja Perëndimore”, nuk është ende i njohur për publikun, as për anëtarët individualë të qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, së fundmi, në media është shfaqur një version jozyrtar prej 45 pikash.

Ky institucion, sido që të quhet, ‘asociacion’ apo ‘vetëqeverisje’, do të lidhet dukshëm me punën e kryeministrit, ka thënë Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, duke deklaruar se ende nuk e ka parë versioni origjinal.

Me themelimin e Asociacioni do të shuhen institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë, ka thënë Rashiq.

Projekt-statuti për Asociacioni, i cili kohëve të fundit u publikua nga Burim Ramadani, ish-drejtues i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, duhet të sigurojë një kornizë vetëqeverisëse për serbët brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale sipas ligjeve të Kosovës – kryesisht në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale, financim, donacione e të ngjashme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...