500 studentë më pak u ulën në auditore, këtë vit krahasuar me një vit më parë.
Ky numër i ulët i tyre rrezikon dhe mbylljen e disa degëve në universitete. Shkaqet janë të shumta, duke filluar që nga emigrimi e deri tek pamundësia ekonomike për të ndjekur studimet.
Të rinjtë më arsim të lartë, të papunë kanë pasur një rënie të lehtë sipas shifrave të INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2023.
Nga 9.8% në tremujorin e dytë të vitit aktual me rënie vjetore 0.7%. Mungesa e sigurimit të një vendi pune pas përfundimit të studimeve është një tjetër faktor që i largon të rinjtë nga universiteti.
Sipas të dhënave të INSTAT dhe EUROSTAT, të rinjtë shqiptarë renditen të tretët nga fundi për peshën e të rinjve me arsim të lartë, pas të rinjve rumunë, me 23%, italianëve me 28%.
Ekspertët ngrenë alarmin se nëse vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt Shqipëri do të kthehet në një vend ku është më lehtë të gjesh krah pune sesa njerëz të kualifikuar.