22/12/2024

S’votohet buxheti i Komisionit Hetimor për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare janë përplasur në Kuvend. Shkak për këtë ka qenë buxheti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.

VV-ja ka kërkuar që për shkak të mos emërimit të plotë të anëtarëve të këtij Komisioni, të përfundojë mandati i Komisionit, ndërsa opozita ka kërkuar t’i vazhdohet mandati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, fajin për dështim ia faturoi AAK-së. Sipas tij, kjo parti nuk e ka dërguar emrin për kryetare, teksa kërkoi mendim juridik nga administrata nëse duhet të zgjatet afati apo jo.

Zgjatje të afatit të këtij komisioni kërkoi edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Ne e kemi dërguar shkresën në kryesi për deputeten Albana Bytyqi për kryetare dhe unë mendoj që duhet të zgjatet afati edhe për gjashtë muaj”, u shpreh ai.

E ndaj pushtetit më të ashpër u treguan deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e Ariana Musliu-Shoshi. Kjo e fundit, akuzoi VV-në se ka ndjellë ndër vite gjuhë të urrejtjes.

“Çdo ditë fyhemi si rrjedhojë i gjuhës së urrejtjes që ka mbjellë ndër vite VV-ja. Kush nxit më shumë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje”, tha Musliu-Shoshi.

Ndërsa deputetja e PDK-së, e cila i replikoi Rrustemit, u lëshua në gjuhë, duke i reaguar ashpër. Ajo ia shtroi një pyetje deputetit të VV-së.

“Adnan, a je i padijshëm apo vërtetë po paraqitesh i padijshëm?”, ishte pyetja e Musliut.

Në fund të fjalimit, Musliu i tha “Mos u paraqit budallë kur nuk je o vëlla”. Për këtë gjuhë, reagoi nënkryetarja Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujeveci.

Ajo i tha Musliut “ju lutem, kujdes me gjuhën që përdoret në Kuvend. Nuk është gjuhë parlamentare ajo fjalë e nderuar”.

Me 59 vota për, dy abstenime, deputetët vendosën që të përfundojë mandati i këtij Komisioni.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...