15/06/2024

Ta mbrojmë Kosovën, përkatësisht Shqipërinë Etnike, jo Serbinë kolonialiste gjenocidale !

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shkruan: Mehdi Hyseni

*** Nuk po kërkojmë as Ballkanin e as Azinë, as “Shqipërinë e Madhe,” por vetëm territoret e Shqipërisë Etnike të kolonizuara nga vendet fqinje sllavo-bizantine ballkanike(1878-2023).  Po  kërklojmë vetëm të drejtat tona, historike, kombëtare, territoriale dhe shtetërore brenda kufijve natyrorë, gjeopolitikë dhe gjeografikë të Shqipërisë Etnike

*** Evropa e sotme e integruar, demokratike dhe paqësore, duhet ta korrigjojë këtë padrejtësi shekullore ndaj 7 milionë shqiptarëve në Ballkan. Ndryshe, aleanca sllavo-bizantine (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) nuk do heqin dorë nga kolonitë  e tyre të aneksuara  shqiptare, të pushtuara me gjenocid (1878-2023). Ky është problemi thelbësor i pazgjidhur deri më sot, që e mban peng drejtësinë, paqen, sigurinë,  qëndrueshmërinë , bashkëpunimin, mirëbesimin dhe  ndërsjellësinë mes popujve të armiqësuar të Ballkanit.

Pa ndëshkimin e ligjshëm të kolonializmit sllavo-bizantin në Ballkan, as Evropa e sotme e as ajo e nesërme nuk do të jetë e qetë nga konkfliktet dhe nga luftërat e mundshme në Ballkan, sepse kombi shqiptar nuk do të pajtohet kurrë, që përjetësisht të mbetet “kafshatë” koloniale dhe vasal i aleancës serbo-sllavo-ruse-bizantine ballkanike, por vazhdimisht, do të luftojë për realizimin e të drejtave dhe lirive të veta, pa dëmtuar  dhe, pa tjetërsuar asnjë pëllëmbë të territoreve të huaja të  fqinjëve ballkanikë.

Në Kosovë nuk ka frymë  “anti-Shqipëri”, por anti-Serbi kolonialiste dhe militariste

Mirëpo, bashkimin kombëtar shqiptar nuk mund ta bëjnë vetëm dy-tre  veta sado qofshin ata të zotë politikisht dhe kombëtarisht. Madje,  askush nuk e ka të drejtën e monopolit as mbi të vërtetën, as mbi drejtësinë e as mbi bashkimin kombëtar, por  vetëm SOVRANI-POPULLI është ai, që  gëzon atë të drejtë historike, natyrale, legjitime dhe legale e do apo jo bashkimin mbarëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, askush tjetër.

Këtë konstatim tonin e mbështet edhe ky vlerësim aksiomatik i ish-Akademikut tonë të shquar Prof.Dr. Mark Krasniqi se “Zgjidhja më e  mirë dhe më e drejtë  e problemit kolonial shqiptar është vetëvendosja dhe krijimi i Shqipërisë etnike në Ballkan”.(M.Krasniqi, Kosova Sot,Prishtinë, 1992, f.30-31).

Prandaj, koha nuk po punon për ne, që të bëhemi rob i vetevetes dhe i agenturave të ndryshme ruso-serbe-sllave, që kanë “pushtuar” Ballkanin (1990-2023), dhe po shpërpallin lloj-lloj tezash dhe kiritikash bizare kundër lirisë, vetëvendosjes dhe bashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, gjoja se “shqiptarët po duan ta marrin gjithë Ballkanin për ta bërë Shqipërinë e Madhe ”!?

-Kjo është një gënjeshtsër e vjetër serbo-ruso-bizanrine, që daton qysh nga “Platforma Naçertanije” e Ilija Garashaninit (1844) për shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin, kolonizimin dhe pushtimin e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Këtë projekt afmëkeq antishqiptar e zbatoi edhe Serbia çetniko-fashiste e Slobodan Milosheviqit, e Aleksandër Vuçiqit, e Vojsilav Sheshelit dhe e Ivica Daçiqit..etj. në vitet e ’90 të shekullit XX,, e cila me gjenocid masakroi dhe zhduku mbi “13 mijë shqiptarë”; përdhunoi mbi “22 mijë gra shqiptare”, dëboi me dhunë mbi “1 milion shqiptarë” nga Kosova, duke djegur dhe shkretëruar atë fshat e qytet…

Nuk është koha e përçarjes mes Tiranës dhe Prishtinës, por e bashkimit urgjent, ndryshe Beogradi dhe Moska do ta sulmojnë Kosovën, përkatësisht Shqipërinë, ashtu sikurse Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ka perënduar kulti i individit “unë jam unë”, “ligji jam unë”, në sistemin demokratik vendos shumica dërrmuese, jo autokratët dhe “bajraktarët” e feudave dhe të klaneve të ndryshme për interesa të tyre dhe të pushtuesve të huaj. Pra, SOVRANI-POPULLI e ka fjalën, lejoni të deklraohet dhe të flasë përmes votës së lirë dhe demokratike në REFERENDUM, do apo nuk do BASHKIM mbarëkombëtar, jo vetëm mes dy qeverive Tiranë-Prishtinë, sepse ai nuk është bashkimi real , ngase jashtë mbeten Presheva, Bujanoci, Medvegja, Ilirida, Çamëria dhe Malësia e Madhe nën Mal të Zi.

Edi Rama mund ta ngrejë procedurën ligjore për bashkimn kombëtar shqiptar

Sepse këtë të drejtë ia garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në fuqi, ku në Preambulën e saj, thuhet: “me aspiratan shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)

Mirëpo, ende po heziton që të fillojë këtë process zyrtar , ngase ende nuk e ka të qartë  ndërtimin e strategjisë së bashkimit mbarëkombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, duke qenë se po e pengon Serbia e presidentit Aleksandër Vuçiq me agjenturat e saj në  Moskë, në Shqipëri dhe jashtë saj në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi.

Kuvendi i Shqipërisë mund ta bëjë zyrtarizimin e kërkesës për bashkimin kombëtar shqiptar

Natyrisht, duke u thirrur në Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë (1998) dhe në të drejtën ndërkombëtare.

Të organizohet një seancë e Kuvendit  të Shqipërisë në Tiranë, ku do të merrnin pjesë të gjithë kryeliderët politikë shtetërorë të Republikës së Kosovës, të Iliridës, të Çamërisë, të Malësisë së Madhe, të Preshevës, të Bujanicit, të Mevdegjës dhe të Diasporës, ku do të miratonin VENDIMIN historik për bashkimin kombëtar përmes NJË REFERENDUMI GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR të të gjitha trevave të Shqipërisë Etnike.

Jo disonanca, por pajtim, mirëbesim dhe bashkëpunim recirpok mes Tiranës dhe Prishtinës

Vërtet, nëse Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti dëshirojnë të jenë të sinqertë dhe të vendosur, atëherë (pavarësisht anulimit të konferencës së përbashkët të dy qeverive në Gjakovë, më 14 qershor) atëherë le të  nisin procedurën ligjore dhe kushtetuese për bashkimin kombëtar. Për këtë, së pari nevojitet të takohen dhe të bisedojnë tete a tete qoftë në Tiranë a Prishtinë, se ka ardhur koha të hapet kaptina e re historike e bashkimit kombëtar shqiptar (jo vetëm e dy qeverive Shqipëri – Kosovë) dhe e Shqipërisë Etnike Natyrale, pavarësisht nga situata momentale e krijuar në veriun e Kosovës, për shkak të ndërhyrjes së akteve subversive dhe agresive të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, duke duke djegur vetura, duke palogusr njerëz. Deri tani kanë plagosur 1 polic  dhe kidnapuar 3 të tjerë, si dhe kanë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it (26-maj -14 qershor).

Është për t’u përshëndetur dhe falënderuar që, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begej, kryeministri i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë unanimisht denoncuan aktet e tilla terroriste agresive dhe ndërhyrjen e Serbisë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

Ky akt i reagimit të njëzëshëm të qarqeve më të larta shtetërore të Shqipërisë është me rëndësi dhe në favorin e ruajtjes së paqes, të bashkëpuimit dhe të stabilitetit ndërshtetër rajonal ballkanik.

Në këtë rast konkret politika zyrtare e Tiranës bën me dije opinion e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, se Shqipëria nuk është indiferente dhe neutrale ndaj Republikës së Kosovës, por  është  e gatshme për t’i dalë ndihmë Kosovës në çdo moment nëse e lyp nevoja, pavarësisht raporteve ekzistuese miqësore me Serbinë.

Kjo do të thotë se ne duam paqe, reciprictitet, bashkëpunim  dhe marrëdhënie miqësore, por pa ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ashtu siç parashikojnë rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuaras, si dhe Akti Final i Helsinkit (1975) të OSBE-së.

Në këtë frymë të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar Tirana dhe Prishtina zyrtare e thërrasin Beogradin zyrtar, që urgjentisht ta shtensionojë gjendjen e galavanizuar –krizën politike në veriun e Kosovës, duke i tërhequr bandat teroriste dhe vrastare  serbe, dhe në vend të një kaosi të tillë me prapavijë të shpërthimit të ndonjë konflikti të armatosur, që ka për qëllim të fundit invadimin e Kosovës nga trupat pushtuese ruso-serbe, me qëllim që të   djegin shtetin e ri të Kosovës, si dhe të përzën Amerikën dhe NATO-n nga Kosova. Kjo është arsyeja kryesore, pse forcat politike, ushtarake, policore, të sigurisë dhe ato paramilitare po e mbajnë gjendjen buzë shpërthimit të luftës në Veriun e Kosovës. Ky  është problemi, jo hartimi  i Statutit të Zajednicës nga Edi Rama. Ky është potez taktik dhe  strategjik i politikës zyrtare të Serbisë së Vuçiqi, me qëllim që të fitojë në kohë për mosndryshimin e status quo-s në veriun e Kosovës, duke ‘ëndërruar”  përdorimin e politikës së forcës dhe të mbështetjes së drejtpërdejtë ushtarake të Rusisë së Putinit.

Së fundi, gjendja e përgjithshme në të cilën gjendemi edhe sot (XXI, 2023) po dëshmon se nuk duhet të merremi me      “teori komploti” dhe me “teori konspirative”, sepse këto nuk çojnë në zgjidhjen e problemeve të krizave të ndryshme qoftë politike, qoftë  ekonomike, gjeopolitike, ushtarake , sociale  dhe të mirëqenies, por  vetëm në konfuzion, në përçarje, në urrjetjenë mosbesim dhe në armiqësi. Të gjitha këto janë boshti kurrizor i strategjisë së copëtimit, të aneksimit dhe të kolonizimit të mëtejmë të shqiptarëve në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e “rti.tv”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...