Që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, ka pasur paralajmërime se e ardhmja e Organizatës mund të jetë në krizë, për shkak të pengesave të krijuara nga Moska, siç është buxheti vjetor i OSBE-së, por edhe mandati i katër pozicioneve të rëndësishme në OSBE – Sekretari i Përgjithshëm, Drejtori i ODIHR-it, Përfaqësues i lartë për pakicat kombëtare dhe Përfaqësues për lirinë e medias.
Mandati i tyre skadon më 4 dhjetor dhe ende nuk ka marrëveshje nëse dhe kush do t’i trashëgojë, për shkak të vërejtjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Jozyrtarisht, sipas burimeve të “Sloboden Pechat”, sot duhet të merret vendim për këto katër pozita, por mandati i tyre mund të jetë tre, katër apo deri në gjashtë muaj
Për sot është paralajmëruar konferencë për media e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, e cila organizohet nga delegacioni rus dhe për të cilën ka interesim të madh nga gazetarët e akredituar pas takimit në Shkup.
Në ditën e fundit të takimit ministror do të mbahen tre aktivitete anësore me temën “Rinia dhe shoqëria civile”, “Bëhet fjalë për njerëzit – ndikimi i operacioneve në terren të OSBE-së në vitin 2023” dhe “Ruajtja e pluralizmit – siguria e grave gazetare”.