14/11/2024

Të paktën 20 të vrarë në Ukrainë, sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera. Gjatë sulmeve u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se numri i personave që janë konfirmuar të vrarë është të paktën 20, ndërkaq 50 të tjerë janë plagosur në sulmet e 8 korrikut.

Forcat ajrore të Ukrainës shpallën gatishmëri ajrore në mbarë Ukrainën para mesditës pas kërcënimit të dyshuar për sulme me raketa balistike, përderisa thanë se po luftojnë që të zmbrapsin sulmet ndaj Kievit.

Shpërthimet në Kiev u dëgjuan rreth orës 10:30 sipas kohës lokale, teksa administrata ushtarake e qytetit u kërkoi qytetarëve të qëndronin në strehimore derisa të ndalej alarmi për sulme ajrore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...