Të paktën 116 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pas një tërmeti që goditi Kinën veriperëndimore, njoftuan mediat shtetërore të martën, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin të mbijetuarit në temperatura nën zero.
Sipas mediave të huaja tërmeti tronditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të hënën vonë në mbrëmje, duke dëmtuar shtëpi dhe rrugë.
Dhe deri të martën në mëngjes, tërmeti ka vrarë 105 njerëz dhe ka dëmtuar më shumë se 4,700 shtëpi në Gansu, thanë autoritetet provinciale në një konferencë shtypi.
Tërmeti goditi pak para mesnatës, ndërsa shumë supozohet të kenë qenë duke fjetur në shtëpitë e tyre.
Administrata e tërmeteve të Kinës tha se ishte 6.2 ballë.
Lëkundjet zgjatën gati 20 sekonda dhe u ndjenë në kryeqytetin e provincës Lanzhou 102 kilometra (63 milje) larg, raportoi CCTV. /Telegrafi/