04/10/2024

Trajtimi përmes psikoterapis

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në emisionin DIVANI me Vehbi Shatrin në RTI, flet Psikoterapisti Yll Avdijaj. i cili ndër tjera tha:

Psikoterapia sot është një qasje një disiplinë, ose të themi edhe një shekencë, pasiqë si e tillë edhe është ndarë nga psikologjia dhe psikiatria që nga vitet e 90’ta.

Psikoterapia ka filluar me zhvillimin e saj si e vetme, e ndarë e veçantë nga psikologjia dhe psikiatria.

Me zhvillimin e shkollave dhe qasjeve te ndryshme, të cilat paraprakishte merrem me trajtimin e problematikave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën psiko-emocionale.

Psikoterapia normalisht e ka një historik shumë të gjërë, që fillon qyshë në kohërat e lashta. Fillimisht me shfaqjen e shamanve ose mjekve popullorë të asaj kohë, të cilët merreshin me sëmundjet dhe preokupimet e komunitetit të tyre.

Kjo më vonë kalon edhe tek civilizimet e ndryshnme të tjera me fushëveprimim e saj në kuadër të mjeksië. Psikoterapia si fushë veprim nuk është diçka e re. Mirëpo vitet e fundit eshtë zhvilluarë dhe është pavarësuarë nga shkencat apo qasjet tjera siç janë psikiatria dhe psikologjia. Mjeket përveq kujdesit klinik, i kanë kushtuar kujdes edhe shendetit mendor dhe atij emocional, për humbjet, problemet për hallet e pacientëve nëpër të cilat ata po kalojnë.

Me zhvillimin e shkencave gradualishtë, e sidomos gjatë shekullit të fundit ka arritur të zhvillohet edhe psikoterapia, e njëkohësisht dhe të pavarësohet. Nese duam të kuptojmë pak më thjeshtë, i bie që, psikoterapisti e ka punën që t’ua qanë hallet pak a shumë, njerëzve të cilët kanë brenga apo shqetësime në jetën e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...