27/07/2024

Tronditet “Lista serbe”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lista Serbe merrte vendime për “mosbindje civile”, por tani shtrohet pyetja se kundërshtimet kundër kujt po i ndodhin – Qeverisë së Kosovës apo kësaj partie më të madhe të serbëve të Kosovës?

Pas krizës së fundit në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe, për herë të parë liderët e Listës Serbe janë fyer e akuzuar publikisht, ndërsa ndaj tyre janë drejtuar edhe fjala “tradhti”.

Dëgjohej edhe brohoritja kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me mbështetjen e të cilit u formua Lista Serbe, dhjetë vite më parë.

Gjatë dekadës së pushtetit absolut në zonat serbe në Kosovë, kjo parti udhëhoqi protesta dhe ngriti barrikada të shumta me qëllim të kundërshtimit të autoriteteve të Kosovës.

Mirëpo, këtë herë disa qytetarë të pakënaqur i kanë kundërshtuar ata.

Gjithçka filloi më 29 maj kur serbët filluan të protestojnë para ndërtesave komunale për të mos lejuar që kryetarët shqiptarë të vijnë në punë.

Në Zveçan atë ditë ka pasur një konflikt mes serbëve dhe KFOR-it, përkundër thirrjeve disa orëshe të kryesisë së Listës Serbe për të pranuar kërkesat e këtij misioni ushtarak të NATO-s, përkatësisht për të lejuar evakuimin e disa pjesëtarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në autoblinda në mes të turmës.

Fushata kundër Listës Serbe në kanalin Telegram

Që nga fillimi i krizës së re në veri të Kosovës, në kanalet Telegram po përhapen mesazhe kundër Listës Serbe.

Telegram është një platformë online për shkëmbimin e mesazheve dhe informacioneve ndërsa përdoret kryesisht për promovimin e grupeve ekstreme. Gjithashtu, kanalet në gjuhën serbe janë pro-ruse dhe njoftimet e tyre tregojnë kundërshtime ndaj anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Disa nga kanalet e Telegramit, si “Ariu Slloven” dhe “Rebelimi është gjendje shpirtërore”, po ndjekin në mënyrë aktive ngjarjet në veri të Kosovës që nga shpërthimi i krizës së re.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...