E ardhmja e biznesit familjar të Donald Trumpit mund të vendoset të premten kur një gjykatëse e New Yorkut pritet të japë një vendim në gjyqin për mashtrim civil.
Ish-presidenti, fëmijët e rritur dhe kompania e tij janë gjetur tashmë përgjegjës për mashtrim rreth vlerës reale të aseteve bazuar në deklaratat për huadhënie.
Prokurorët i kanë kërkuar gjykatësit të gjobisë Trumpin me 370 milionë dollarë (mbi 343 milionë euro) dhe të vendosë kufizime në aftësinë për të kryer biznes në shtet.
Janë shumë para, edhe për një miliarder. Ekspertët ligjorë i thanë BBC-së se një dënim kaq i madh, i shoqëruar me një vendim përfundimtar të mundshëm që mund të ndikojë shumë në perandorinë e pasurive të paluajtshme, mund të sjellë një goditje serioze për financat e 77-vjeçarit.
“Ai nuk do të bëhet papritmas klasë punëtore”, tha ish-prokurorja federale Diana Florence dhe shtoi se “thjesht do të jenë shumë para. Pasuria do t’i reduktohet ndjeshëm”.
Prokurorja e Përgjithshme e New Jorkut, Letitia James i tha gjykatës se 370 milionë dollarë ishte shuma e duhur që Trumpi duhet të paguante si shpërfillje, një ndëshkim financiar që përfshin kthimin e parave të fituara përmes mjeteve mashtruese.
Ajo e llogariti shumën bazuar në tre faktorë: paratë që supozohet se ka fituar Trump në kursimet e normave të interesit në kredi për shkak të keqdeklarimit të pasurive të tij; “bonuse” të paguara për punonjësit e Organizatës Trump që morën pjesë në skemë; dhe fitimi i realizuar nga dy marrëveshje pronash që James pretendon se janë marrë me mashtrim.
ump mohon kryerjen e mashtrimit dhe thotë se nuk ka pasur krim sepse bankat kanë fituar para nga investimet e tij. Ai pritet të apelojë rastin, i cili do të pezullonte vendimin derisa një gjykatë më e lartë të shqyrtojë çështjen.
Këto ngarkesa financiare të kombinuara mund të përbëjnë më shumë para se sa ka në dispozicion Trump. Ekspertët ligjorë thonë se ai ka disa opsione të mundshme. /Telegrafi/