10/05/2025

Turqia e gatshme për të monitoruar paqen në Ukrainë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Turqia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë për të mbikëqyrur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një bisedë me anëtarët e “koalicionit të vullnetarëve” dhe me partnerët e Kievit.

Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, ose i ashtuquajturi “koalicioni i vullnetarëve”, u takuan në Kiev me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës dhe ranë dakord për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor më 12 maj me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa kërcënuan presidentin Vladimir Putin me sanksione të reja “të shumëfishta” nëse Rusia nuk e respekton.

Bëhet e ditur se Fidan iu bashkua koalicionit dhe theksoi përkushtimin e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, ai shprehu mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet për të vendosur një armëpushim të pakushtëzuar dhe shtoi se Turqia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë për të mbikëqyrur një armëpushim në Ukrainë, nëse vendoset.

Ndryshe, anëtari i NATO-s, Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Kievin dhe Moskën që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.

Autoritetet turke kanë shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë ofruar edhe ndihmë ushtarake. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...