22/12/2024

Ukrainë, kapet një grup agjentësh rusë që planifikonin sulme terroriste në Kiev

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se në Kiev u kap një grup agjentësh rusë dhe se ka parandaluar sulm terrorist, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga SBU thuhet se si rezultat i operacionit special në Kiev u parandaluan 4 sulme terroriste të planifikuara për t’u kryer më 9 maj. Si rezultat i operacionit u ndalua një grup agjentësh rusë që kishin planifikuar sulme terroriste.

Agjentët rusë vendosën mjete shpërthyese artizanale në zinxhirin e marketeve për ndërtim dhe në afërsi të një kafeneje në kryeqytet, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se shpërthyesit artizanalë ishin fshehur brenda kutive të çajit.

“Brenda kutive kishte kohëmatës, një fitil dhe një shpërthyes plastik që përfshin përzierje ndezëse. Shpërthyesit do të shkaktonin dëme të mëdha ndaj popullatës civile duke shpërthyer në kohën kur ka turma njerëzish në markete”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se një sulm tjetër terrorist ishte planifikuar para një kafeneje të njohur në Kiev dhe se agjentët rusë tentuan të vendosnin lëndë shpërthyese në një automjet të parkuar në afërsi të kafenesë.

“Në këtë mënyrë inteligjenca ruse ka tentuar të destabilizojë situatën në Ukrainë dhe të sinjalizojë se ekziston një organizatë e fshehtë ruse në Kiev që pret ardhjen e botës ruse në një ditë simbolike të tillë si 9 maji”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...