16/04/2024

Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë kanë dhënë fetva për bojkotimin e Izraelit dhe mbështetësve të tij

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë u bëri thirrje muslimanëve anembanë botës për bojkot gjithëpërfshirës ndaj Izraelit dhe mbështetësve të tij, transmeton Anadolu.

Komitetit i Ixhtihadit dhe Fetvasë pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë publikoi një deklaratë me temë “Fetvaja e bojkotit gjithëpërfshirës kundër armikut okupator”.

“Lufta intensive mes muslimanëve dhe armikut okupator sionist që nga 7 tetori në tokat e bekuara të Palestinës, kërkon që i gjithë umeti, duke u nisur nga parimi se të gjitha tokat muslimane janë një, të përfshihet në një xhihad gjithëpërfshirës me të gjitha forcat për të thyer fuqinë e armikut luftues”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se muslimanët duhet të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund pushtimit izraelit. “Pika ku qeverisësit, të qeverisurit, elitat dhe të gjithë muslimanët bashkohen është një bojkot gjithëpërfshirës që është i lehtë dhe i arritshëm për të gjithë”, thuhet në deklaratë.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e bojkotimit të Izraelit dhe mbështetësve të tij, në deklaratë u theksua se “është obligim sipas ligjit Islam bojkotimi i armikut sionist dhe atyre që e ndihmojnë”.

Bojkoti kundër Izraelit, potencohet tutje, duhet të “mbulojë politikën, diplomacinë, ekonominë, median, turizmin, arsimin, sportin dhe të gjitha fushat e tjera në një mënyrë që do të dobësojë armikun, ndërsa vendet islame dhe popujt e tyre duhet të ndërpresin lidhjet me armikun”.

Në fetvanë e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë u paraqitën prova nga jurisprudenca islame, veçanërisht nga Kurani, së bashku me arsyet, për një bojkot gjithëpërfshirës kundër Izraelit.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...