Avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të “drejtpërdrejtë” spitalin e specializuar të fëmijëve Al-Rantisi në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit Al-Aqsa, avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të drejtpërdrejtë spitalin e fëmijëve Al-Rantisi.
Edhe në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza theksohet se zjarre të mëdha shpërthyen në bodrumin dhe disa objekte të spitalit si pasojë e shënjestrimit të drejtpërdrejtë nga Izraeli.
Në deklaratë nuk u dhanë informacione lidhur me të vdekurit ose të plagosurit.
Izraeli vendosi në objektiv spitalin Al-Shifa
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra në një deklaratë bëri të ditur se ushtria izraelite vendosi në objektiv oborrin e spitalit Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza, në të cilin ndodhen mijëra të plagosur dhe civilë.
Al-Qudra vuri në dukje se në sulm u plagosën 4 persona 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe njoftoi se vendosja në objektiv e spitalit që strehon mijëra persona është një hap i rrezikshëm.\Mesazhi.com\