08/10/2024

Ushtria izraelite zgjeron operacionin e saj në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtria izraelite ka zgjeruar inkursionin e saj në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës nën bombardimet dhe granatimet e forta izraelite, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite arritën në zonën al-Trans, në qendër të kampit, mes përleshjeve të ashpra me grupet e rezistencës palestineze.

Dëshmitarët shtuan se ushtria izraelite shkatërroi disa shtëpi brenda kampit dhe detyroi qindra persona të largohen nga zonat e tyre në kamp.

Sulmi në kampin e refugjatëve Jabalia erdhi derisa ushtria izraelite vazhdon inkursionin e saj në zonat lindore të qytetit Rafah në Rripin e Gazës jugore, ku janë grumbulluar palestinezët e zhvendosur.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrjeje për sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Të paktën 35.100 palestinezë janë vrarë në Gaza që atëherë, shumica dërrmuese e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë, si dhe mbi 79 mijë të tjerë janë plagosur.

Po ashtu edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë rreth 500 palestinezë që nga 7 tetori, ndërkohë mijëra janë plagosur dhe janë arrestuar nga ushtria izraelite.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte të gjenocidit dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...