18/05/2024

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë, është plagosur nga të shtënat dhe është shtruar në spital.

Sipas mediave të huaja incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Siç raportohet më tej, tanimë ka një të dyshuar të arrestuar.

Fico thuhet se u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.

Sipas gazetarëve, në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.

Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...