Konflikti izraelito-palestinez, vendet që votuan kundër dhe ato që abstenuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara të martën mbrëma ka miratuar një rezolutë, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.
Nga 193 vende anëtare, 153 votuan për rezolutën, përfshirë Kanadanë, Francën dhe Irlandën, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ishin dhjetë vende që votuan kundër dhe 23 tjera që abstenuan në këtë votim shumë të rëndësishëm.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të vendeve që votuan kundër dhe të atyre që abstenuan në këtë rezolutë.
Ndryshe, luftimet në Rripin e Gazës janë duke vazhduar ku nga të dyja palët raportohet për të vdekur, pra si nga IDF-ja izraelite ashtu dhe nga Hamasi.\Telegrafi\