24/02/2024

Biden dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë përderisa ndihmat mbetën të bllokuara në Kongresin Amerikan

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pritur homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në takim për konsultime me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, pasi një paketë e ndihmës ushtarake me vlerë dhjetëra miliarda dollarë mbetet e bllokuar në Kongresin Amerikan, transmeton Anadolu.

Biden u tha gazetarëve se ai autorizoi një transferim prej 200 milionë dollarësh të armatimit ushtarak nga rezervat ekzistuese të SHBA-së për Ukrainën.

Biden dhe zyrtarët e tij për muaj të tërë kanë paralajmëruar se financimi po skadon me shpejtësi. Zyrtarët kanë theksuar se paratë e përvetësuara tashmë duket se do të mbarojnë deri në fund të vitit.

“Ne jemi në një pikë kthese të vërtetë në histori. Unë ju njoh dhe unë kam folur për këtë, por vendimet që marrim tani do të përcaktojnë të ardhmen për dekadat që do të vijnë, veçanërisht në Evropë. Ky është një nga ato momente”, tha Biden në Zyrën Ovale teksa priti Zelenskyy-n.

“Kongresi duhet të kalojë fondet shtesë për Ukrainën para se të fillojnë pushimet e festave, para se t’i japin Putin-it dhuratën më të madhe të Krishtlindjeve që mund t’i bëjnë”, tha Biden.

Forcat e Ukrainës mbeten të bllokuara në luftime të ashpra me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Ukrainën lindore me shpresën për të dëbuar luftëtarët e Moskës nga territori i pushtuar ukrainas.

Duke folur së bashku me presidentin amerikan, Zelenskyy tha se forcat ukrainase kanë qenë të suksesshme në dëbimin e Rusisë nga Deti i Zi. Ai theksoi se Moska “po fsheh mbetjet e flotës së saj detare në baza të largëta”.

“Ndërkohë, Ukraina ka ngritur një korridor eksporti në Detin e Zi që me të vërtetë po rrit ekonominë tonë dhe sigurinë globale të ushqimit”, tha Zelenskyy, duke iu referuar kthimit pas të embargos ruse ndaj porteve të Detit të Zi të Ukrainës pas luftimeve të rënda dhe sulmeve asimetrike të Ukrainës ndaj objektivave, përfshirë anijet kritike detare.

Zelenskyy tha se rreth 600 mijë ukrainasë mbeten në fushën e betejës në sfidën me luftën gati 3-vjeçare.

Dy presidetët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media më vonë, derisa Biden kërkon të rrisë presionin ndaj ligjvënësve për të kaluar kërkesën e tij për financim shtesë.

Republikanët e Kongresit Amerikan deri më tani kanë bllokuar kalimin e kërkesës së presidentit, duke kushtëzuar me mbështetjen për një shtrëngim të madh të politikës kufitare të SHBA-së. Rreth 61.4 miliardë dollarë financimi i Ukrainës është pjesë e një pakete të madhe prej 110 miliardë dollarësh të kërkuar nga Biden për të financuar prioritetet e tij kryesore të sigurisë kombëtare.

Kërkesa e Biden-it përfshin edhe mbi 10 miliardë dollarë shtesë për Izraelin, në krye të ndihmës ushtarake prej afër 4 miliardë dollarësh që i jepet aleatit amerikan çdo vit.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...