27/07/2024

Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Estok, tha se vendi i tij është në prag të luftës civile për shkak të tensioneve politike.

Gjatë një konference për shtyp jashtë spitalit, ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, dhe ai i brendshëm Matus Estok, njoftuan se mjekët “janë duke luftuar për ta shpëtuar jetën” e kryeministrit Robert Fico.

Kjo pasi lideri sllovak së fundmi i është nënshtruar një operacioni dhe aktualisht është në gjendje “të rëndë”, si shkak i atentatit ndaj tij.

Gjithashtu, Kalinak tha se sulmi ndaj Fico ishte me motive politike, gjë që do të rrisë më tej tensionet në vend, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se një i dyshuar gjendet në paraburgim dhe një hetim fillestar ka nisur për atentatin “me motive të qarta politike”.

Ndërkohë, ajo për të cilën Estok paralajmëroi se do të ndodhte së shpejti ishte “lufta civile”.

“Komente të tilla me urrejtje po bëhen në rrjete sociale, ju lutemi, le ta ndalojmë këtë menjëherë”, tha ministri.

Siç raportohet, pas sulmit ndaj kryeministrit, vendi ka pësuar tronditje, e cila thuhet të theksojë ndarjen e thellë të politikës sllovake.

Ndryshe, edhe presidentja në largim, Zuzana Caputova, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në vend. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...