28/05/2024

Berisha dorëzon në Gjykatën e Posaçme GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzon në sekretarinë e GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e kërkuar verbalisht në seancën e 14 majit që ajo të hiqte dorë vullnetarisht.

Kërkesa bazohet në pretendimin se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me ndalim të hyrjes në zonën Shengen nga gjykata administrative e Athinës.

Para një jave, Prokuroria e Përgjithshme vendosi hetimin e thelluar të gjyqtares me kërkesë të KLGJ.

Do të jetë pikërisht qeveria e gjyqësorit që do të marrë vendimin, pas gjetjeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Irena Gjoka ka dhënë vendimin për izolimin e Berishës në shtëpi, një verdikt ky mjaft i kontestuar nga pala mbrojtëse e ish-kryeministrit.

Vendimi nëse gjyqtarja do të përjashtohet apo jo nga gjykimi paraprak i dosjes ‘Partizani’ pritet të merret të martën, 21 maj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...