Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kanë vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë, e cila është duke u renovuar.
Vitia ka thënë se 2.4 milionë euro po investohen në katër reparte në Klinikën e Gjinekologjisë, me qëllim të transformimit të kësaj klinike.
“Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona. Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook. .
Potimi i plotë i Vitisë:
Klinika e Gjinekologjisë – Investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte
Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë.
Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare.
Po vendoset ventilimi qëndror.
Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike.
Riorganizim i sporteleve dhe hapësirave pritëse për pacientet.
Krahas investimeve këtë vit do të shtohen tri shërbime të reja:
Fertilizimi i asistuar mjekësor
Mjekësia fetale
Amniocenteza
Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona.
Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë