14/06/2024

VLERA E KËRKIMFALJES (ISTIGFARIT)

të fundit...

- Advertisement -spot_img
1. Është adhurim, me të cilin i afrohesh Allahut.
2. Është sebep për faljen e gjynaheve. Allahu thotë: “E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh.” (Nuh: 10)
3. Është sebep për zbritjen e shiut. Allahu thotë: “Që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm.” (Nuh: 11)
4. Është sebep për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. Allahu thotë: “T’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj.” (Nuh: 12)
5. Është sebep për furnizimin me kopshte dhe me lumenj. Allahu thotë: “…dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh: 12)
6. E shton fuqinë në të gjitha aspektet. Allahu thotë: “…dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj.” (Hud: 52)
7. Është sebep për shijimin e kënaqësive të bukura. Allahu thotë: “Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura…” (Hud: 3)
8. Është sebep për largimin e belave. Allahu thotë: “…Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (El-Enfal: 33)
9. Është sebep për ta fituar çdo njeri atë që e meriton. Allahu thotë: “…dhe do t’i jap çdo të miri shpërblimin e merituar…” (Hud: 3)
10. Është sebep për zbritjen e mëshirës. Allahu thotë: “…Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!” (En-Neml: 46 )
11. Është sebep për faljen e mëkateve që mund të bëhen gjatë një tubimi.
12. Njerëzit janë më së shumti nevojtarë për istigfarin, ngase ata mëkatojnë për çdo ditë e natë. Nëse robi i drejtohet Allahut me kërkimfalje, Allahu do t’ia falë atij.
13. Është sebep për pasimin e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ngase ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kërkonte falje tek Allahu në një mexhlis shtatëdhjetë herë. Sipas një transmetimi tjetër njëqind herë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...