17/06/2024

Volvo ka lansuar SUV-in e saj të vogël plotësisht elektrik EX30 që ka një çmim të përballueshëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Volvo Cars lansoi të mërkurën SUV-in e saj të vogël plotësisht elektrik EX30 me dy opsione baterish dhe një çmim fillestar prej rreth 36,000 eurove (38,500 dollarë), ndërsa prodhuesit e makinave po konkurrojnë me Tesla-n për t’i bërë automjetet elektrike (EV) më të përballueshme.

EX30, i lansuar në Milano, është SUV më i vogël deri më sot nga prodhuesi me bazë në Suedi dhe pason prezantimin e modelit EX90 që është më i madh dhe elektrik në muajin nëntor, transmeton Telegrafi.

Tesla ka ulur çmimet disa herë këtë vit në përpjekje për të rritur kërkesën ndërsa konkurrenca nxehet mes prodhuesve të automjeteve elektrike.

Drejtori ekzekutiv i Volvo Cars, Jim Rowan, ka thënë se grupi nuk kishte nevojë të ndiqte Tesla-n për uljen e çmimeve të automjeteve elektrike, pasi kërkesa e tregut ishte e shëndetshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...