18/10/2024

Von Cramon: Zgjedhjet ne Serbi duhet të hetohen ndërkombëtarisht

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Eurodeputetja Viola von Cramon, anëtare e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet në Serbi, shprehu dyshime për rregullsinë e procesit zgjedhor.

“Ne jemi dëshmitarë të rasteve të sjelljes së organizuar të votuesve nga ‘Republika Srpska’ dhe frikësimit të votuesve. Ne absolutisht prisnim standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për anëtarësim në BE, i cili po negocion anëtarësimin në BE. Nevojitet një monitorim ndërkombëtar dhe një hetim i plotë”, ka shkruar Von Cramon në X (ish-Twitter).

Ajo theksoi se zgjedhjet janë mbajtur në kushte të pabarabarta dhe janë zhvilluar me parregullsi të shpeshta ditën dhe para zgjedhjeve, duke përfshirë, siç tha ajo, keqpërdorim të burimeve administrative, blerje votash dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën më 17 dhjetor në 65 qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin.

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vlerësoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të rënda, keqpërdorim të mjeteve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje frike.

Madje një pjesë e opozitës pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve dhe se ata nuk do ta njohin atë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...