Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, i është vënë në kërkim Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelas në një lokal në Klinë.
Policia thotë se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: Vrasje
Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: