29/05/2024

Vriten 17 civilë në jug të Gazës në vendin ku Izraeli e cilëson “të sigurt”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të paktën 17 palestinezë u vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore që ushtria izraelite ka kryer përreth një spitali në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite e cila prej 45 ditësh vazhdon sulmet kundër Gazës nën bllokadë, vazhdon të godasë edhe pjesën jugore të Gazës në të cilën ka zhvendosur me forcë palestinezët duke pretenduar se është e “sigurt”.

Sipas dëshmitarëve në rajon që kanë folur për AA-në, të paktën 17 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite që shënjestroi dy shtëpi përreth spitalit Abu Yousef Al-Najjar në qytetin Rafah që jug të Gazës.

Bëhet e ditur se dhjetëra palestinezë ndodhen ende nën rrënoja. “Bombardimi shkaktoi shkatërrimin e shumë shtëpive dhe dëmtimin e disa të tjerave. Këtu jetojnë civilë dhe fermerë, mes nesh nuk ka luftëtarë”, tha një nga dëshmitarët në rajon.

Dëshmitarët tërhoqën vëmendjen se civilët që janë larguar nga shtëpitë e tyre ndodhen nën kushte që vështirësohen edhe më shumë kryesisht për shkak të motit me reshje intensive dhe të ftohtë që janë efektivë në rajon.

Ushtria izraelite prej javësh detyron civilët palestinezë në pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës që të shkojnë në jug dhe vazhdon të kryejë shpesh sulme ajrore në rajonet jugore, për të cilat pretendon se janë “zona të sigurta”.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit e deri më tani janë vrarë 13 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 5.500 fëmijë dhe 3.500 gra.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...