Autoritetet kineze kanë urdhëruar mbylljen e qytetit prej 21 milionë banorëve, për shkak se 156 rasteve me COVID-19.
Të gjithë banorët e Chengdu, qytetit kryesor të provincës kineze Sichuan në jugperëndim të vendit, janë urdhëruar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre nga ora 18:00, përveç testimit të obligueshëm për COVID-19, transmeton Telegrafi.
Sipas masave të rrepta epidemiologjike që janë në fuqi në këtë vend, nga shtëpitë mund të largohen vetëm nga një person që posedon testin negativ dhe që duhet të shkojë në dyqan për t’u furnizuar me artikuj ushqimor, e banorët me kërkesa urgjente siç është shkuarja te mjeku, duhet të marrin miratimin e komisionit.
Të gjitha kompanitë janë mbyllur përveç marketeve, barnatoreve dhe spitaleve. Chengdu të premten ka regjistruar 156 raste me COVID-19, ku numri i përgjithshëm gjatë kësaj jave ka shkuar në mbi 700.
Kjo është mbyllja më e madhe e një qyteti në Kinë që kur Shangai që ka 25 milionë banorë, doli nga karantinimi dymujor në qershor.