Pas shekujsh mërgimi arbëreshët “kthehen” në shtëpi.
Në Krujë do të hapet “Shtëpia e Arbëreshëve”, një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë, të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore.
“Shtëpia e Arbëreshëve”, do të jetë jo thjeshtë një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës. /Telegrafi/