21/12/2024

34 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot shënohet 34-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, e shpallur nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.

Në atë ditë historike Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënonte hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës ose konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët e Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Kjo deklaratë i parapriu Kushtetutës së Kosovë e miratuar me 7 shtator 1990 në Kaçanik.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...