05/02/2025

Itali, reshje dhe vërshime me pasoja të rënda

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rajonet Emilia-Romagna dhe Marken në Itali janë prekur rëndë nga reshjet e fuqishme dhe vërshimet. Të paktën tetë vetë kanë hummbur jetën dhe qindra të tjerë janë evakuar.

Reshje të fuqishme me stuhi kanë trazuar prej ditësh rajonin turistik të Emilia-Romagnas dhe Marken në Itali. Pasojat janë dramatike me përmbytje në zonat përgjatë brigjeve të Adriatikut.

Sipas të dhënave zyrtare të paktën tetë vetë kanë humbur jetën. Një ndër viktimat ishte një i moshuar, i cili sipas mediave, ndodhej në katin e parë të shtëpisë së tij gjatë kohësh së vërshimeve dhe u mbyt. Ka gjithashtu njoftime për persona të humbur.

600 aksione shpëtimi ka pasur shërbimi i emergjencës vetëm në Emilia-Romagna.

Shërbimi i emergjencës, sipas të dhënave të veta, është prezent në vendngjarje me rreth 400 forca. Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar njerëz, të cilët ishin bllokuar prej masave të ujit në shtëpitë e tyre, ose njerëz të bllokuar në automjetet e tyre, që kishin mbetur në mes të ujit.

Në Cesena, lumi Savio ka dalë nga shtrati, shumë njerëz u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, pasi ishin bllokuar duke gjetur shpëtim në çatitë e shtëpive të tyre të izoluara prej ujit. Në disa zona të tjera u vunë helikopterë në përdorim për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nëpër shtëpi prej vërshimeve.\DW\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...