Rrethanat historike të kohës për të ardhur deri tek një mrekulli e formësimit të një identiteti politik siç ishte qyteti i Medindes janë një mrekulli në vete! Pejgamberi a.s. emigrimin e bëri si një rezultat i një parapërgatitje dhe i dëshirës së madhe të medinasve për t’a pritur Pejgamberin a.s.. paraprakisht Pejgamberi a.s, i bashkoi, i vëllazëroj dhe i hoqi të gjitha gjakderdhjet që ishin mes dy fiseve evz dhe hazrexh, me vëllazërimin e tyre dhe me përgatitjen e tyrë përmes beslidhjes së Akabes së dytë e cila kishte një ndikim tek Kushtetuta e Medines. Qyteti i Medines ishte i organizuar në mënyrë fisnore, prap edhe pas ardhjes se Pejgamberit a.s. vazhdon të organizohej në mënyrë fisnore. Beslidhja e Akabesë e ndërton njëfarë llojë organitimi apo me thënë një llojë udhëheqje kolegjjale, ku bëhët përgatitja finale deri tek një pushtet qendror që ndodh me kushtetutën e Medines.
Me ardhjen e Pejgamberit a.s. në Medine, duhet që sipas teorisë juridike formimi i shtetit i ka dy forma ose imponimi i formimit të një shteti i ka dy forma;
E para është ajo përmes aparatit të dhunës;
Dhe e dyta sipas një antropologu amerikat që thotë se është si rezultat i autoritetit që ndertohët.
Fillet e qytet shtetit të parë islam i themeluarë nga Pejgamberi a.s. ka ardhur si rezultat i autoritetit. Ky autoritet e kishte imponuarë në mënyrë të natyrshme pa aparatin e dhunës, besatimin dhe ofrimin e të gjitha fiseve dhe njohjen e autoritetit të Pejgamberit a.s. si i pari i këtij qytet shteti….