21/09/2024

Arrestohet një i dyshuar në Itali pasë gjetjes së biznesmenit shqiptar të vrarë nga tre plumba

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Karabinierët kanë arrestuar një 30-vjeçar italian nga Mathi, i dyshuar për vrasjen e Fatmir Arës, 43-vjeçarit shqiptar i cili u gjet i vrarë të dielën e 4 Shtator në zonën e Vaude në San Carlo Canavese.

Arrestimi, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ndodhi gjatë orëve të vona të së martës.

Autopsia zbuloi një ditë më parë se biznesmeni shqiptar u vra me të paktën 3 plumba pushke në fytyrë. Momentalisht nuk është e qartë nëse personi i arrestuar ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. Edhe motivi i krimit nuk dihet.

Sipërmarrësi shqiptar Fatmir Ara jetonte prej vitesh në Itali, në provincën e Torinos. Ai ishte pronar i një kompanie ndërtimi dhe rezultonte i zhdukur që prej 2 Shtatorit. Karabinierët e gjetën trupin e tij të pajetë në një zonë në fushë në San Carlo Canavese, jo shumë larg vendit ku jetonte, Mathi.

43-vjeçari ishte lidhur pas një peme, ishte torturuar e në fund ishte ekzekutuar. Dyshimet janë se vrasja e tij lidhet me të shkuarën e shqiptarit i cili kishte qenë i përfshirë në trafikun e kokainës. Megjithatë, hetimet vijojnë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...