17/06/2024

Blinken: SHBA është kundër ripushtimit të Gazës pas konfliktit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe janë gjithashtu kundër ripushtimit të territorit, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken, duke folur në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Tokio, përshkroi qëndrimin e Uashingtonit se cilat kushte nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, transmeton Telegrafi.

“Nuk duhet të përdoret Gaza si një platformë për terrorizëm ose sulme të tjera të dhunshme”, tha ai.

“Nuk ka ri-pushtim të Gazës pas përfundimit të konfliktit, asnjë përpjekje për të bllokuar apo rrethuar Gazën, asnjë reduktim të territorit të Gazës”, shtoi ai.

Megjithatë, ai nuk bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, siç kanë bërë shumë të tjerë, duke theksuar se ata që bëjnë thirrje për armëpushim tani kanë për detyrë të shpjegojnë se si të merren me fatin e pengjeve, dhe qëllimin e deklaruar të Hamasit për të përsëritur sulmin e 7 tetorit.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...