Kryediplomatët e G-7 pritet të bëjnë thirrje për një pauzë në luftën Izrael-Hamas për të ofruar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, raportojnë mediat japoneze, transmeton Anadolu.
Ministrat e Jashtëm të G-7 do të zhvillojnë bisedime dy ditore të mërkurën, raportoi “Kyodo News” me bazë në Tokio.
Samiti në Japoni vjen pasi Izraeli nisi sulme të ashpra në enklavën palestineze të Gazës si dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ministrja e Jashtme japoneze, Yoko Kamikawa, kryesuese e takimit, pritet të mbajë konferencë për media pas samitit dyditor dhe të shpallë vendimet e marra gjatë takimit.
Ministrat e Jashtëm të G-7 ranë dakord të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të vazhdojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, sipas raportit.
Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për çështjet që lidhen me rajonin Indo-Paqësor. Gjithashtu është paraparë mbajtja e dy seancave online – një me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe tjetri me përfaqësues të pesë shteteve të Azisë Qendrore, citon raporti të ketë thënë Ministria e Jashtme japoneze.\Mesazhi.com\