Brazili njofton se ka dërguar trupa ushtarake përgjatë kufirit me Venezuelën, pasi qeveria venezueliane njoftoj për planet e saj për të ikorporuar një zonë të kontrolluar nga Guajana në territorin e saj.
Siç raporton BBC, rajoni i pasur me naftë Essequibo ishte pjesë e një mosmarrëveshje që nga shekulli i 19-të, kur Guajana ishte një koloni britanike, transmeton Telegrafi.
Tensionet janë rritur që nga referendumi i së dielës në Venezuelë. Më shumë se 95 për qind e votuesve thuhet se kanë mbështetur pretendimin e qeverisë për Essequibon.
Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolás Maduro, që atëherë i ka kërkuar kompanisë shtetërore të naftës të lëshojë licencat shpimit dhe nxjerrjes së naftës dhe gazit atje, dhe ka propozuar që Asambleja Kombëtare të miratojë një projektligj për ta bërë zonën pjesë të Venezuelës.
E këto masa të ndërmarra nga shqetësimi që ka prekur tërë këtë rajon. E Guajana ka urdhëruar që trupat e saj të jenë në gatishmëri të lartë, kurse ushtria braziliane ka thënë se po dërgon më shumë ushtarë në qytetin kufitar të Boa Vista, kryeqyteti i shtetit Roraima, duke dërguar gjithashtu më shumë automjete të blinduara.
Megjithatë çdo inkursion ushtarak nga Venezuela do të jetë sfidues në aspektin logjistik, sepse ushtarët venezuelanë do të duhej të kalonin nëpër territorin brazilian nëse hyjnë në Essequibo, për shkak të terrenit sfidues në zona tjera.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ushtria braziliane ka thënë se po përforcon praninë e saj në rajon si pjesë e përpjekjeve për të “garantuar paprekshmërinë e territorit”. /Telegrafi/